00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org
Diakonie Training Center (DTC) është një qendër trajnuese dhe e zanateve e Diakonie Kosovës në Mitrovicë/ Kosovë. Kjo qendër është krijuar menjëherë pas luftës në vitin 2000 me donacione nga Kindernothilife në Duisburg (KNH). Në vitin 2010, Diakonie Kosova ka marrë nën administrim DTC-në. Ne jemi organizatë jo-qeveritare e regjistruar në Kosovë. Puna jonë financohet kryesisht nga donacionet e Gjermanisë. Donatorët tanë më të mëdhenjë janë KNH dhe organizata evangeliste “Brot für die Welt”. Por edhe donacione nga persona inidvidual, kolektorë dhe bashkësi krishtere.
Bazuar në shkallën e lartë të papunësisë në Kosovë me mbi 50%, qëllimi ynë kryesorë do të jetë ofrimi i trajnimeve (zanateve) dhe përgaditja e të rinjëve për tregun e punës që është jashtëzakonisht i vështirë.
Diakonia evangjeliste respekton dinjitetin e të gjithë njerëzve pavarësisht nga gjinia, etniteti apo feja. Nxënësit tanë janë shqiptarë të Kosovës, serbë, boshnjakë, romë, egjiptianë, ashkali dhe turq, myslimanë, katolikë dhe dervishë. Ndihma jonë dhe kujdesi i veçantë i takon minoriteteve, antarëve të familjeve të dëshmorëve të humbur gjatë luftës dhe/ ose përfituesve të mirëqenies sociale të cilët nuk paguajnë për shkollimet.

Drejtimet

Përshkrimi

Në këtë trajnim, kandidatët do të kenë mundësi të fitojnë njohuri bazike në drejtimin e instalimeve të ngrohjes qëndrore. Trajnimi është i orientuar në tregun e punës së Kosovës. Kandidatët mesojnë plane dhe llogaritje të thjeshta, perpilimin e skicave dhe montimin sipas projektit të planifikuar.

Gjatë trajnimeve punojmë me gypa të bakrit, aluminit, plastikës dhe bakër të plastifikuar. Trajnimi është i përbërë nga 30% mësimit teorik, 60% mësim praktik dhe 10% vlerësim dhe vijushmeri. Pas trajnimit 3 mujor ofrohet mundësia e vazhdimit të trajnimit për 4 javë. Ky kurs është akredituar në vitin 2012 nga zyra kompetente për akreditim.

Galeria

Përshkrimi

Është një trajnim që zgjatë tre muaj dhe në kuadër të këtij trajnimi kandidatët do të kenë mundësinë të mësojnë punen e instalimeve me gypave metalikë, gypa PVC dhe sistemin e Gjakominit. Brenda këtyre orëve mesimore bëhet hapja e filetave, lidhja e gypave, saldimi i gypave plastic, montimi i pajisjve sanitare e deri te instalimi i kanalizimit. Trajnimi ka njëpërbërje prej 25% teori dhe 75 % praktikë. Kandidatët kanë mundësi të ndjekin praktika profesionale në mënyrë që të jenë më të përgatitur dhe të jenë më afër tregut të punës.

Gallery

Përshkrimi

Në këtë trajnim kandidatët do të kenë mundësi të mësojnë instalimet elektrike nëpër shtëpi dhe ndërtesa, duke filluar nga standardet e deri tek implementimi final i projekteve. Kushtet nepër kabinete mesimore janë mjaft të mira dhe të përshtatshme me aparaturë moderne. Më e rëndësishmja është që kandidatët të kenë mundësinë të demonstrojnë vetë projektin gjatë orëve të mësimit. Krahas instalimeve elektrike nepër shtepi dhe ndërtesa, tek ne mund të mësohen edhe instalimet elektrike industriale: ngasja e motorrëve për qëllime industriale. Ky trajnim zgjatë kryesisht 4 muaj.

Galeria

Përshkrimi

Trajnimi zgjatë tre muaj, në kuadër të këtij trajnim mësohet matja dhe prerja e gipspllakave e deri tek montimi dhe dizajnimet e ndryshme të KNAUF-it. Pas saj mësohet shtrirja dhe nxerrja e strukturës së fasadës dhe në fund bëhet ngjyrosja e mureve. Të gjitha punët kryhen në kabinetet përkatëse, një kombinim i mësimit teorik dhe praktik. Pas përfundimit të trajnimit përzgjedhen disa nxënës të cilët rekomandohen nepër kompani të kryejnë praktikën dhe nëse tregohen të suksesshëm do të fitojnë një vend të punës.

Galeria

Përshkrimi

Është një trajnim që zgjatë 4 javë dhe brenda kësaj kohe kandidatët do të kenë mundësi të mësojnë shtrirjen e pllakave të keramikës në banjo, kuzhinë apo koridore. Poashtu kalkulimin e sipërfaqëve në lidhje me sasinë e pllakave të nevojshme dhe materialin e punës.

Galeria

Përshkrimi

Në këtë trajnim kandidatët mësojnë punimin e objekteve të ndryshme të banimit nga druri. Duke filluar nga shtëpitë e vogla e deri të objekte me sipërfaqe më të madhe. Rëndësi më të madhe në kuadër të këtij trajnimi i kushtohet punimit të kulmeve të ndryshme e sidomos kulmeve me anë të kapriatave nga druri.

Gallery

Përshkrimi

Pjesëmarrësit në këtë kurs njoftohen me materialet, mjetet dhe makinat e punës. Ata/ ato mësojnë të punojnë me dorë dhe me makinë qepëse, bëjnë prerje dhe krijojnë rroba të reja. Ky kurs ndihmon në të qenit të pavarur gjatë ushtrimit të profesionit si nje rrobaqepës/e .

Galeria

Ne ofrojmë kurse të gjuhës angleze për femijë, të rinjë dhe të rritur. Rëndësi dhe përkrahje të veqantë ju kushtohet anëtarëve të grupeve minoritare.

Përshkrimi

Kursi i parukerisë ofron mundësinë e ndërveprimit me profesionistë nga kjo fushë, ashtu që kandidatët të përfitojnë me shumë.

Galeria

Shkarko aplikacionin

Tel: +381 (0) 28 530 156
Email: administration@diakoniekosova.org

Tuneru Virtual 360º

Turneu virtual 360º

Vizito objektin e qendrës profesionale të aftësimit Diakonie (DTC) në formë virtuale (360º) 

This post is also available in: Anglisht Serbisht