00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org

Diakonie Kosova ju urom të gjithëve festat e fundvitit

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin e mirë, dhe para së gjithash për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Para disa ditësh kemi pasur tregun e parë të krishtlindjeve me ambasadën Gjermane. Punonjësit e ambasadës kanë gatuar, përgatitur dhe dhuruar gjëra të bukura festive. Ka pasur salsiqe të pjekura, verë të kuqë të ngrohtë, vafer tamam si një treg Gjerman i krishtlindjeve.

Moti ka qenë me shi por prapë se prapë vizitorët kanë qenë shumë të kënaqur.

Shkolla AD Libitum ka organizuar balet dhe grupi rinor i tyre ka luajtur vegla muzikore.

Nga shitjet kemi mbledhur 518 Euro. Paratë do ti dhurohen familjeve me nevojë nga Mitrovica dhe Vushtrria.

Ne i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për donacionet dhe angazhimin e tyre.

Në emër të të gjithë stafit të Diakonie Kosova dhe Diakonie Training Center, urime festat e fund vitit!

This post is also available in: Anglisht