00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org
IMGg 9421

Diakonie qendra rinore nikoqir i sfilatës së modës

Të Shtunën me datën 03.03.2018, në qendrën rinore Diakonie u organizua sfilata e modës. Në qilimin e kuq parakaluan disa nga nxënëset në kursin e rrobaqepësisë dhe prezantuan veshje të dizajnuara dhe të qepura nga pikërisht rrobaqepëset e DTC-së. Grimeret e DTC-së ishin përkujdesur që modelet të kenë grimin dhe flokët e rregulluar në nivel. Kishte shumë të ftuar por edhe të interesuar të vijonin këtë sfilatë e cila filloi nga ora 15:00 dhe ishte e plotësuar edhe me vallëzim nga Urban Dance Crew. Diakonie Kosova ka ndihmuar në hapjen e një sallon dizajni që tash e tutje punon porositë e kostumatorëve.

 

IMG 9421