00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org
IMG 5094 (1)

Dy studente në fushën e dizajnit të modës hapin lokalin e tyre me ndihmën e Diakonie Kosovës

Festina Nivokazi e lindur më datën 12.04.1997 në Mitrovicë dhe Albulena Vojvoda e lindur më 09.08.1997 në Skënderaj, kanë vijuar trajnimin e rrobaqepësisë në qendrën e trajnimeve profesionale Diakonie Training Center. Në këtë trajnim ato janë aftësuar profesionalisht pasi trajnimi përfshin leksione prej atyre më bazike e deri te leksionet më të avancuara. Ky trajnim ngjashëm si trajnimet tjera në kuadër të DTC-së udhëhiqen nga trajnerë profesional në fushën e tyre dhe trajnimi ngërthen anën teorike dhe praktike.

Albulena dhe Festina u certfikuan në vitin 2017 nga DTC, pasi treguan rezultate të shkëqyeshme në profesionin e rrobaqepësisë.

Falë këtij suksesi, Festina dhe Albulena u ndihmuan nga OJQ Diakonie Kosova – DTC me hapjen e një lokali dhe pasijet e nevojshme për dizajn dhe krijim të veshjeve, ku sot gëzojnë respektin e shumë klientëve të kënaqur.

IMG 5097 (2)