00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org
22007604 1811478872219293 3027792524165510652 N

Konferencë dhe punëtori

Konferencë
21 Nëntor 2017

Diakonie Kosova – Qendra Psikosociale për Traumaterapi në bashkëpunim me Qendrën për Psikotraumatologji dhe Traumaterapi, në Niedersachsen/Gjermani organizon Konferencë dhe Punëtori në datat 21-23 Nëntor 2017 nga ora 09:30 në Mitrovicë.

Konferenca një ditore do të mbahet në datën 21 Nëntor dhe ka për qëllim të jap një perspektivë koherente të praktikave të punës me traumaterapinë dhe lidhjes specifike të përvojave traumatike gjatë procesit të atashimit në fëmijëri.
Pjesëmarrësit në Konferencën një ditore mund të jenë të gjithë të interesuarit nga fusha e shëndetit mendor. Pjesëmarrja në Konferencë është e liruar nga pagesa.
Të interesuarit mund të lajmërohen në e-mail: traumacenter@diakoniekosova.org

Punëtori, 22 -23 Nëntor 2017

Ndërsa në fokus të Punëtorisë dy ditore që vijon me 22-23 Nëntor, do të jetë “traumakonfrontimi përmes teknikës së ekranit”, për të cilën ligjëruesi MDs. Lutz Ulrich Besser është figurë prominente në Gjermani, njëherit udhëheqës i Qendrës për Psikotraumatologji dhe Traumaterapi në republikën Niedersachsen të Gjermanisë.
Pjesëmarrës në Punëtori mund të jenë vetëm ata që e kanë të përfunduar trajnimin afatgjatë në traumaterapi.
Të interesuarit mund të lajmërohen në e-mail: traumacenter@diakoniekosova.org

Ju faleminderit!
Mirëutakofshim!

This post is also available in: Anglisht