00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org

Vikendi i paqes organizuar nga Diakonie qendra rinore në Bogë, Rugovë

Më datat 29, 30 Shator dhe 1 Tetor, qendra rinore Diakonie realizoi vikendin e paqes me qëllim të afrimit të komuniteteteve të ndryshme që janë banorë të Mitrovicës. Ky vikend që zgjati 3 ditë ka përfshirë vizita studimore të monumenteve dhe objekteve fetare, kulturore dhe historike me qëllim që të rinjë e komuniteteve të ndryshme të kenë rastin të njoftohen me kulturën, fenë dhe historinë e njëri-tjetrit.

Fillimisht në kuadër të agjendës ishte vizita në muzeun e Pejës ku të rinjtë Mitrovicas patën rastin të shohin objekte kulturore që qytetarët Pejanë kanë përdorur në jetën e përditshme.

Dy netë në Bogë kanë pasur për qëllim që të rinjtë të njoftohen me njëri tjetrin dhe ky qëllim është arritur përmes lojërave, aktiviteteve dhe debateve me të cilat të rinjët janë ndarë shumë të kënaqur.

Disa prej aktiviteteve kanë qenë shfaqja e filmave, karaoke, shëtitje, kurse lojërat kryesisht janë zhvilluar për të thyer akullin dhe për të afruar të rinjtë mes vete. Pjesëmarrësit në këtë vikend ishin shumë aktiv duke performuar muzikë me kitarë, shfaqje magjije etj.

Në kuadër të agjendës është zbatuar edhe vizita në Teqen e Sheh Eminit, në Gjakovë për tu njoftuar me tarikatin Bektashian. Poashtu pasi pjesëmarrësit në vikendin e paqes i përkitnin edhe fesë myslimane, ishte plan i këtij aktiviteti që të vizitohet Gjamia në qendër të Gjakovës.

 

IMG 5389

This post is also available in: Anglisht