00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org

Diakonie rrjedhë nga një fjalë greke dhe ka kuptimin e shërbimit, ndihmës së të tjerëve, shërbim i njerzëve me nevojë.

Diakonie është krijuar 2000 vjet më parë në komunitetin e të krishtereve të parë në Jeruzalem. Nga dashuria e madhe për Zotin ka lindur edhe dashuria për njerëzit. T’i ndihmojmë atyre është qëllimi kryesor.

Diakonie gjatë periudhes dy mijëvjeqare ka pasur shumë forma të organizimit. Qëllimi kryesor ka qenë gjithmonë ndihma ndaj të personave të dobët, te sëmurë dhe minoritetet.

Diakonie e re u themelua me iniciativën e Johann Hajnrish Wichem në Hamburg. Ai ishte nje pastor protestant i cili donte të ndryshonte ankthin e madh të femijeve të varfer dhe të adoleshenteve. Pas luftes se fundit në Kosovë, shumë organizata të Diakonisë nga Gjermania dhe shtetet  tjera evropiane kanë ndihmuar popullësinë me nevojë nga Kosova.

Organizata Kindernothlife nga Duisburgu, me donacione nga Gjermania, menjeherë pas perfundimit të luftës ka themeluar një qender trajnuese për të rinjët e papunë në Mitrovicë, Diakonie Training Center (DTC). Aty mund të ndiqen trajnime nga fusha të ndryshme të artizanatit dhe në module të ndryshme.

Diakonie Trier hapi në vitin 2005 së bashku me shtetin e Rheinland-Pfalz një zyrë ndërlidhese për rikthimin vullnetar të refugjatëve dhe të financuar në Kosovë, largimet do të duhej të ndalen.

Të kthyerit nga Rheinland-Pfalz do të këshillohen në të gjitha aspektet e rëndesishme të banimit të ri/vjeter. Veçanërisht e rëndësishme është këshillimi dhe ndihma në sigurimin e punësimit në Kosovë, zakonisht nje veprimtari e pavarur.

Diakonie Kosova ka marrë përsipër në vitin 2010 qendrën e trajnimeve DTC. Organizata Kindermothlife ende është përkrahësi më i rëndesishëm dhe ndihmon në rrugën për pavarësi të mëtejshme.

Si Diakonie Kosova besojmë që:

Zoti i do të gjithë njerëzit në mënyrë të barbartë, njeriu eshte shëmbelltyra e Perendisë dhe që veçanerisht të dobetit, njerëzit me aftësi të kufizuara, njerezit me nevojë  kane nevojë për ndihmën tonë.

This post is also available in: Anglisht Serbisht