00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org

Projekti i Pulave dhe i Vezëve

Ferma e pulave natyrale është një projekt fillimisht i financuar nga Unioni Evropian dhe nga komuna e Mitrovicës. Kjo fermë e pulave natyrale është ndër të parat në Kosovë. Ajo gjendet në anën Jug-Perendimore të Mitrovicës, 5 km larg qendrës, në fshatin Frashër i vogël. Toka është ofruar falas nga komuna e Mitrovicës. Objekti i fermës është një objekt i ndërtuar ekologjik prej druri , i izoluar me duaj kashte dhe me suvatim me baltë, i cili është ndërtuar nga një ekspert i lartë në një kurs trajnimi me kolegët.

Ne bashkëpunojmë ngushtë me organizatën jofitimprurëse kosovare „ Handikos“. Njerëzit me aftësi të kufizuara gjejnë një ambient të sigurtë dhe një punë interesante me kafshët në natyrë.

Ne kultivojmë racën e Maranëve, Mitrovica- Maran (M-M). Kjo racë është me origjinë nga Franca, racë e cila ofron cilësi të lartë të mishit dhe numër të mjaftueshëm të vezëve në vit. Karakteristikë e kësaj race janë vezët me ngjyrë kafe të errët me pika të zeza. Ne i shesim produktet e fermës çdo të shtune në tregun e Mitrovicës, si dhe në disa markete në regjion.

Në fermën tonë natyrale realizohen prioritetet e mëposhtme:

• Kujdesi natyral i pulave, prodhimtaria e vezeve dhe mishit.
• Qasje të qëndrueshme për njerëzit dhe kafshët.
• Bashkëpunim i ndërsjellë i njerëzve me aftësi të kufizuara dhe atyre me pa aftësi të kufizuara.

Galeria

Image 5

This post is also available in: Anglisht Serbisht