00381 (0)28 535 302 info@diakoniekosova.org

Diakonie Qendra Rinore

Qendra Rinore është projekti më i ri i Diakonie Kosova e cila ështe inauguruar me datën 19 Shtator 2013 nga Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (BMZ), Dirk Niebel dhe Diakonie Kosovës e që është inicuar dhe realizuar në vitin 2011. Është implementuar dhe financuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtare (GIZ) me Komunën e Mitrovicës.

Qendra Rinore ka për qëllim të përmirësojë komunikimin dhe bashkëjetesën e etniteteve të ndryshme dhe të mundësojë hapat e parë në drejtim të njohjes dhe pranimit mes tyre.

Ajo gjendet menjëherë afër lumit Ibër dhe urës së famshme, që ndan/lidhë anën veriore dhe jugore të Mitrovicës. Ajo njihet momentalisht si simbol i konfliktit dhe i ndarjes së popullsisë. Ne shpresojmë që me kohë Qendra Rinore do të ndikojë në përmirësimin/ndryshimin e situatës së vetpërmbajtjes nga të dyja anët.

Qendra e re Rinore është një “shtepi me dyer të hapura” që mundëson të rinjëve të merren më aktivitete të lira dhe lojëra të ndryshme. Kjo do të mundësojë mësimin ndërkulturor. Përveq kësaj kjo qendër ofron edhe aktivitete të përbashkëta në kuadër të trajnimeve të ndryshme si sport, rekreacion dhe aktivitete të tjera që mundësojnë zhvillimin edukativ.

Të rinjët e të dyja anëve mund të mësojnë kështu nga kontakti me njëri- tjetrin, të tejkalojnë konfliktet aktuale ekzistuese dhe të zhvillojnë perspektiva të përbashkëta. Shërbimet këshilluese personale dhe profesionale janë poashtu pjesë e spektrit të gjërë të Qendrës Rinore.

Qendra ka një staf multietnik: boshnjak, serb dhe shqiptarë që punojnë sëbashku, të cilët do të jenë shembullë për të rinjët. Punëtorët janë të gatshëm në cdo kohë, në kuadër të punës, të bisedojnë më të rinjët, t’i këshillojnë, të shoqërojnë, ndërmjetësojnë dhe t’i mbështetin ata gjatë procesit të vështirë të integrimit. Poashtu pranojnë ide të reja dhe ndihmojnë gjatë zbatimit të tyre brenda mundësive.

Të rinjët janë inkuadruar që nga fillimi në perpilimin e konceptit. Ky process i vazhdueshëm i zhvillimit dhe bashkëpunimit më përfshirjen e të rinjëve të etniteteve të ndryshme është pjesë e rëndësishme e Qendrës Rinore.

Galeria

11232719 949215611781079 6402527322812337347 O
11232719_949215611781079_6402527322812337347_o
11241232_891626430873331_8192481883816563231_o
12244763_983297731706200_4466084239937566423_o
11078186_880528228649818_8970979680932963255_o
11187830_909185855784055_361672953739130816_o
12357066_984952814874025_4247425613704557277_o
12307517_985054374863869_5028885119306673099_o
11232719 949215611781079 6402527322812337347 O11241232 891626430873331 8192481883816563231 O12244763 983297731706200 4466084239937566423 O11078186 880528228649818 8970979680932963255 O11187830 909185855784055 361672953739130816 O12357066 984952814874025 4247425613704557277 O12307517 985054374863869 5028885119306673099 O

Virtual Tour 360º

VIRTUAL TOUR 360º

Vizitoni ne menyre virtuale (360º) objektin e qendres rinore ” Diakonie Youth Center” (DYC).

This post is also available in: Anglisht Serbisht