fbpx

DYC ndan certifikata për pjesëmarrësit e suksesshëm në kursin e gjuhës Gjermane

Qendra rinore Diakonie dhe znj. Blerta Peci- profesoresha e gjuhës Gjermane, kanë ndarë certifikata për pjesëmarrësit më të suksesshëm që kanë përfunduar kursin e gjuhës Gjermane.  Ekipi i qendrës rinore Diakonie u i dëshiron sukses të madh të gjithë studentëve në edukim të mëtejmë dhe aftësim profesional.

Zhvillimi i aftësive për pikturë – Youth and Culture

Në kuadër të projektit “Youth and Culture” qendra rinore Diakonie ka organizuar një seri orësh për pikturë. Pas mbajtjes së tri klasave, pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësitë për vizatim për të vazhduar më tej me pikturimin e temës: Trashëgimia kulturore. Projekti në fjalë është mbështetur nga Ministria e kulturës, rinisë dhe sporteve.